Niklas Sule është futbollisti i kombëtares gjermane, i cili ka rezultuar pozitiv për testin e Covid, të cilit i është nënshtruar mëngjesin e sotëm.
Lojtari 26-vjeçar aktualisht ndodhet në karantinë së bashku me Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musial dhe Karim Adeyemi, përcjell GazetaBlic Sport.
Këtë e ka konfirmuar Federata Gjermane e Futbollit.
Sule nuk do të luajë ndaj Lihtenshtajnit dhe Armenisë.
/GazetaBlic Sport


