Sporti

E konfirmon Federata e Futbollit të Francës: Didier Deschamps do largohet pas Kupës së Botës 2026

01/08/2025 16:40
nga:Lorik J

Didier Deschamps do të largohet nga posti i trajnerit të Kombëtares së Francës pas Kupës së Botës 2026.

Federata franceze e konfirmoi këtë përmes një deklarate në rrjetet sociale, duke thënë: “Në krye të Les Bleus që nga viti 2012, trajneri më i madh në historinë e skuadrës franceze do të largohet pas Botërorit 2026”.

Deschamps ka qenë trajneri i kombëtares së Francës që nga viti 2012, duke i ndihmuar ata të fitojnë Kupën e Botës 2018 dhe të dalin si nënkampione në edicionin 2022.

Ata gjithashtu fituan UEFA Nations League 2020-21 dhe dolën nënkampionët në Euro 2016. Ai ka menaxhuar 165 ndeshje për Les Bleus deri më tani, në të cilat ata kanë fituar 105 ndeshje.

/GazetaBlic Sport