Sporti

E konfirmon federata austriake, Rangnick refuzon ofertën e Bayern-it

05/02/2024 10:50
nga:E K

Ralf Rangnick refuzon propozimin për të marrë drejtimin e skuadrës së Bayern Munich.

Këtë lajm e ka konfirmuar Federata Austriake e Futbollit, e cila bën me dije se Rangnick dëshiron që të vazhdojë punën në krye të kombëtares së Austrisë.

Gjermani ka shprehur dëshirën për të qëndruar në krye të kombëtares austriake deri në përfundim të kontratës, që zgjat deri në Kupën e Botës.

“Ralf qëndron! Kemi shumë plane për të bërë së bashku”,-publikoi federata austriake në kanalet zyrtare.