Nuk ka më dyshime, Kristjan Asllani do të jetë lojtari i ri i Interit.
Skuadra e madhe italiane ka arritur marrëveshje me lojtarin për transferimin, teksa do të paguajë 14 milionë euro tek Empoli për shërbimet e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Fabrizio Romano, eksperti i merkatos ka raportuar këtë marrëveshje mes lojtarit shqiptar dhe klubit të Interit.
“Interi ka arritur një marrëveshje me Empolin për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani – marrëveshje në fuqi për vlerën totale prej 14 milionë euro. Detajet përfundimtare do të zgjidhen së shpejti”, raporton Romano.
/GazetaBlic Sport


