Sporti

E konfirmon Enrique: Dembele është gati për nesër

05/06/2025 17:46
nga:Lorik J

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka konfirmuar se Ousmane Dembele do të jetë i disponueshëm për ndeshjen vendimtare të kthimit të Ligës së Kampionëve nesër kundër Arsenalit.

Ndeshja vjen pas fitores 1-0 të PSG-së në ndeshjen e parë në Emirates.

Dembele, i cili u zëvendësua për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e parë dhe humbi ballafaqimin e PSG-së ndaj Strasbourg të shtunën, tani është rikthyer në stërvitje të plotë.

“Ai është stërvitur me grupin për dy ditë. E kam në dispozicion nesër”, ka thënë Enrique.

/GazetaBlic Sport