Sporti

E konfirmon edhe trajneri: Kurtulus braktis Kosovën – iu bashkohet Suedisë

05/27/2022 14:40
nga:E K

Në konferencën e thirrur për medie, Alain Giresse e konfirmoi se Edvin Kurtulus iu është bashkuar kombëtarës së Suedisë.

Trajneri tha se zgjedhjet e lojtarëve ishin sportive, ndërsa për mbrojtësin tha se ishte zgjedhje e tij largimi nga kombëtarja e Kosovës.

“Këto janë zgjedhje sportive. Edvin Kurtulus ka shprehur dëshirën t’i bashkëngjitur Suedisë. Me pjesën e mbetur do t’u përgatisim katër ndeshje. Pres pyetjet tuaja”, tha shkurtazi ai, në lidhje me çështjen e mbrojtësit.

Tutje ai po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.