Trajneri i Napolit, Antonio Conte ka konfirmuar se Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga skuadra italiane.
“Kvaratskhelia i kërkoi Napolit të shitet. Ndihem shumë i zhgënjyer, kalova 6 muaj duke u përpjekur t’i tregoja se diçka e rëndësishme mund të bëhej”.
“Plus puna me klubin, me kontratën që do të rinovohet. Tani pas gjashtë muajsh jemi kthyer në fillim, po humbim një lojtar shumë të rëndësishëm”, tha Conte.
Futbollisti gjeorgjian pritet të transferohet tek skuadra e PSG-së në Francë, me marrëveshjen mes palëve që tashmë është e kryer.
/GazetaBlic Sport/