Sporti

E konfirmon Ancelotti: Ky portieri do të startojë nesër ndaj Bayern Munich

05/07/2024 14:15
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Lunin do të startojë nesër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.

Real Madrid do të përballet me Bayern Munich nesër nga ora 21:00, në Santiago Bernabeu, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2, përcjell GazetaBlic Sport.

Pavarësisht rikthimit të Courtois, Ancelotti konfirmoi se Lunin do të startojë nesër.

“Courtois ka ende nevojë për më shumë kohë, Lunin do të startojë”, tha Ancelotti.

/GazetaBlic Sport