Sporti

E konfirmon Allegri, Leao humb ndeshjen Milan-Verona

12/27/2025 21:40
nga:Mergim Rreci

Rafael Leao do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës për Milanin, atë ndaj Veronës në kampionat.

Kjo u konfirmua nga vetë trajneri Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme.

“Leao nuk do të grumbullohet. Ka një problem që e pengon të vrapojë shpejt. Fullkrug mbërriti i qeshur dhe i etur, ai ka një javë për t’u stërvitur dhe do të jetë i disponueshëm ndaj Cagliarit. Gabbia është jashtë, do të shohim nëse do të jetë i disponueshëm ndeshjen e radhës. Fofana është mirë, të tjerët janë mirë përveç Gimenez i cili po i nënshtrohet rehabilitimit të kyçit të këmbës”, tha Allegri.

Në sulm për Milanin pritet dyshja Nkunku-Pulisic, me francezin që ka mundësinë të bindë stafin, pasi rrezikon largimin.