Mesfushori i Prishtinës, Albin Krasniqi e ka konfirmuar se ka ofertë zyrtare nga Ukraina, por ende s’ka vendosur për të ardhmen e tij.
Krasniqi i cili luan tek Prishtina dhe ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit sivjet, ka pranuar se ka ofertë nga kampionati ukrainas.
“Po, është e vërtetë që kam ofertë, por s’kam vendosur ende”, tha Krasniqi në emisionin VAR.
Kujtojmë se Krasniqi ishte golashënuesi i vetëm në finalen ndaj Llapit, që ia mundësoi Prishtinës Kupën e Kosovës dhe daljen në Europë.
/GazetaBlic Sport


