Sporti

E konfirmon agjenti i tij: Balotelli pranë rikthimit në Serie A

01/26/2024 09:25
nga:Mergim Rreci

Agjenti i Mario Balotellit, Enzo Raiola, pranon se ka një shans për ta parë sulmuesin italian të kthehet në Serie A në janar.

Balotelli, 33 vjeç, është nën kontratë me skuadrën turke Adana Demirspor ku ka shënuar tre gola në pesë paraqitje këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Agjenti i tij Enzo Raiola, kushëriri i të ndjerit Mino, konfirmoi në intervistën e tij të fundit me Sport Mediaset se ish- sulmuesi i Interit dhe Milanit mund të kthehet në Serie A këtë muaj.

“Mario është një lojtar i Adanas tani dhe nuk mund të them më, por nuk do ta fsheh që diçka po lëviz. Ne po punojmë për këtë”, tha Raiola kur u pyet nëse klienti i tij do të kthehej në Itali në afatin kalimtar të dimrit.

Salernitana dhe Monza ishin dy skuadrat që kërkuan me ngulm sulmuesin, por që mund të ketë edhe skuadra të tjera të përfshira në negociata.

/GazetaBlic Sport/