Ndër lojtarët me skadimin e kontratës në Barcelona është Sergi Roberto.
Javët e fundit klubi blaugrana kishte inicuar kontaktet e para për të diskutuar një marrëveshje të re, por sot negociatat janë ndalur plotësisht, sipas Cadena COPE.
Konfirmimi vjen edhe nga agjenti i lojtarit i cili u prononcua në Mundo Deportivo.
“Sot gjithçka është bllokuar, edhe nëse negociatat mund të rinisin në çdo kohë”, tha shkurtimisht agjenti i Robertos.
/GazetaBlic Sport


