Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në hartën e publikuar sot, në të cilën ka përditësuar gjendjen aktuale në vijat e frontit në Ukrainë, ka konfirmuar se forcat ukrainase janë në kundërofensivë në rajonin e Kharkovit.
Gjegjësisht, zona e gjerë rreth Kharkovit, qyteti i dytë më i madh ukrainas, ishte shënuar dje si rajon luftimesh.
Sot, një zonë e gjerë në lindje dhe në veri të qytetit shënohet si territor ukrainas.
Me fjalë të tjera, britanikët tashmë e kanë konfirmuar zyrtarisht në hartë kundërofensivën ukrainase në këtë zonë, e cila ka ditë që po vazhdon.


