Sporti

E kërcënoi Moratan dhe familjen e tij, arrestohet tifozi 19 vjeçar në Spanjë

06/24/2025 18:04
nga:Lorik J

Një 19-vjeçar është arrestuar në Spanjë për kërcënimin me vrasje të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata dhe familjes së tij pas humbjes së penalltisë në finalen e Ligës së Kombeve të luajtur më 8 qershor.

Pas humbjes së tij tronditëse në gjuajtjen e penalltive, e cila i dha Portugalisë titullin, Morata u ofendua pa masë në mediat sociale, por gjërat shkuan tej mase pasi disa tifozë lëshuan kërcënime me vdekje.

Policia kombëtare ka arrestuar një burrë në Spanjë i cili kërcënoi se do të vriste Moratën dhe familjen e tij.

Një tjetër i dyshuar pretendoi se llogaria e tij në mediat sociale ishte vjedhur dhe përdorur për të bërë kërcënime.

/GazetaBlic Sport