Showtime

‘E keqja kaloi’,Bora Zemani flet pas ndërhyrjes kirurgjikale tregon nga çfarë vuante

12/14/2021 18:12
nga:Donika Fetahu

Pushtoi mediat pak ditë më parë lajmi se Bora Zemani u shtri në spital. Ka qenë shoqja e saj Semi që përmes rrjeteve sociale zbuloi një fotografi ku shihej Dora e saj dhe Borës.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, shkroi Semi krah fotos duke mos zbuluar se çfarë kishte ndodhur dhe fansat e shumtë të prezantueses u shqetësuan pa fund.
Prezantuesja e programit të dashurisë “Përputhen” është rikthyer këtë të hënë pas një problemi shëndetësor që ajo kishte.

Bëhet me dije se ajo u operua nga apandesiti dhe është detyruar për shkak të shëndetit që ta prezantonte emisionin ulur.

“U desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale, jemi prapë bashkë në “Përputhen” për të përjetuar emocione të bukura”- tha ajo.