Sporti

E kënaqi krejt | Pasi realizoi dy gola, Mirlind Daku “çartet”, ndëshkohet me të kuq dhe hedh kamerën në tokë!

03/09/2025 19:45
nga:Lorik J

Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan sot.

Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në pjesën e parë kundër Spartakut të Moskës.

Nuk ishte e thënë që kjo mbrëmje të mbyllej në mënyrën më të mirë. Kjo pasi në minutën e 74-t, një episod me rivalin prishi çdo gjë.

Daku pa gjyqtarin të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për të dhe rrjedhimisht të kuqin.

Kaq mjaftoi dhe lojtari shqiptar humbi kontrollin në Rusi.

Për ta qetësuar Dakun u përfshinë shumë shokë nga skuadra dhe pjesëtarë nga stafi.

https://streamin.me/v/3504cf62