Sporti

“E kemi studiuar Ballkanin”, trajneri i Dinamos: Ta nisim fort, pres gol shpejt

12/14/2023 12:04
nga:E K

Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’, transmeton GazetaBlic Sport.

Trajneri i Dinamos ka folur për media para takimit të sotëm me Ballkanin.

Sergej Jakirovic theksoi se skuadra e tij do të futet në fushë për të fituar, pavarësisht faktit që e vlerëson Ballkanin.

Na pret një ndeshje e rëndësishme dhe vendimtarë përballë Ballkanit. Është një ‘finale’ sa i përket kualifikimit. Pres që skuadra ime të zhvillojë një ndeshje serioze dhe shumë të mirë në aspektin taktik.

Sigurisht që kualifikohemi edhe me barazim, por ne nuk do të futemi në fushë për një pikë. Do e kërkojmë fitoren prej minutës së parë, kam besim se do arrijmë këtë objektiv dhe do të kualifikohemi”.

/GazetaBlic Sport/