Lajme

“E kam pa tu qit gjak prej goje, duke u kollitë”, flet dëshmitari që thirri policinë

01/04/2023 16:16
nga:G B

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Shefi i urgjencës në Prishtinë, Avdyl Pacollin tha se viktima është gjetur në holl të banesës e përgjakur.

Ai tha se afër saj është gjetur edhe proteza e gojës dhe njolla gjaku.

nsajderi ka siguruar edhe deklaratën e dëshimtarit i cili kishte telefonuar policinë për rastin në fjalë.

Ai ka thënë për Insajderin se e kishte parë 30 vjeçaren duke u kollitur dhe teksa i dilte gjak nga goja. Shtoi se ajo ishte e shtrirë dhe nuk zvarritej në atë moment

“E kam pa tu qite gjak prej goje, shume jo pak. Tu kollit, u kane e shtrime ne shpine, momentin qe jam afru ajo u nal, nuk u zvarrtike. Se ish kan tu tentu me shku prej katit parë në kat të dytë”, i ka thënë dëshimtari Alban.B.