Showtime

“E kam një plan por nuk po guxoj ta them se nuk e di a bëhet”, Dj PM habit me deklaratën

04/30/2022 12:15
nga:G C

Dj PM dhe njëhersh ish – banori i BBV-së ka treguar për planet e tij me Sarah Berishën.

Ai është mjaft i rezervuar sa i përket jetës private, por kësaj radhe ka shpalosur detaje nga jeta e tij private.

Në një nga intervistat e tij të dhëna së fundmi PM foli për lidhjen e tyre duke u shprehur se edhe pse janë në distancë ndonjëherë kjo i ndihmon sepse i merr më shumë malli për njëri-tjetrin.

“Goca ime jeton në Shqipëri unë në Kosovë. Por prej punës udhëtojmë shumë. Kur kanë ato kohë vijnë këtu. Më mirë është një lidhje në distancë se të merr më shumë malli. Edhe e bën lidhjen më të shëndosh, por të presim. Unë e kam takuar familje e Sarah-s edhe ajo të mijtë. Janë shumë njerëz të mirë, të kulturuar. Nëna ime ka dashur ta shoh Sarah se fanse dhe u zhvillua një muhabet natyral i një familje. Edhe motrën e ka takuar.”-tha ai për “Mirage”.

Ndërkohë i pyetur rreth planeve për të ardhmen, Pajtimi tha: “E kam një plan por nuk po guxoj ta them se nuk e di a bëhet.” Deklaratë kjo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve që po pyesin se për çfarë plani e ka fjalën Pajtimi.

Vetë Sarah tha pak javë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.