Chelsea ka nënshkruar me disa lojtarë vërtet të mirë këtë verë, por ia vlen të kujtojmë se disa prej tyre nuk kanë luajtur kurrë më parë në Ligën e Kampionëve.
Marc Cucurellai cili luajti tek Getafe, Eibar dhe Brighton – nuk kishte luajtur asnjëherë më parë në Champions League dhe sonte mund ta ketë mundësinë me Chelsean ndaj Dinamo Zagreb, përcjell GazetaBlic Sport.
Kështu që ndeshja e mbrëmjes së sotme do të jetë e madhe për të, siç shpjegoi ai.
“Kënga e këtij kompeticion më ka emocionuar, sepse është shumë e famshme. Unë kam qenë gjithmonë në shtëpinë time duke parë ndeshjet e Champions League, dhe kënga origjinale dhe atmosfera është shumë e bukur”, tha ai për faqen zyrtare të UCL.
“Këtë vit do ta këndojë në stadium dhe do të luajë, jam shumë i motivuar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


