Showtime

“E kam dashur”, Donaldi flet përsëri për lidhjen e dashurisë me Bora Zemanin

10/19/2021 09:37
nga:Genita C

Banori i shtëpisë “Big Brother Vip”, Donald Veshaj, ka folur përsëri për lidhjen e dashurisë me Bora Zemanin.

Ai dhe Graniti kanë folur për lidhjet e fundit, ku Donaldi nuk hezitoi të përgjigjej rreth jetës private, shkruan GazetaBlic.

“Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën”, u shpreh aktori i humorit.

Në anën tjetër edhe Graniti foli për jetën e tij private ku tha: “Ka disa muaj, por edhe unë e kam pasë kështu të fortë, e kam ndje shumë, diku afër 1 vit”./GazetaBlic/