Sporti

E kalon edhe Wayne Rooneyn, “mbreti” Mo Salah vendos rekord historik në Premierligë

12/05/2024 10:19
nga:Lorik J

Në ndeshjen e djeshme të xhiros së 14-të të Premierligës angleze, Liverpool dhe Newcastle luajtën 3:3. Mohamed Salah shënoi dy gola dhe bëri një asistim, duke u bërë kështu rekordmeni i kompeticionit.

Sulmuesi egjiptian i Liverpool shënoi dhe asistoi në të njëjtën ndeshje për herë të 37-të në karrierën e tij në Premierligë. Deri më tani, ai ndau rekordin me Wayne Rooney, i cili e bëri atë 36 herë. Rooney e mban rekordin që nga janari 2016.

Salah-it i nevojiteshin 214 ndeshje më pak se golashënuesi legjendar i Manchester United për të arritur këtë shifër. Ai arriti rekordin në ndeshjen e tij të 277-të në Premier League.

Salah në këtë sezon është golashënuesi më i mirë (13) dhe asisituesi i dytë më i mirë i garës (8).

/GazetaBlic Sport/