Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka nisur procedurat disiplinore kundër sulmuesit të Preston, Milutin Osmaic, i cili akuzohet se ka kafshuar mbrojtësin e Blackburn Rovers, Owen Beck, raporton Reuters.
Incidenti ndodhi në një ndeshje të kategorisë së dytë angleze pasi dyshja u përplasën kur Beck u ndëshkua me karton të kuq për goditjen e një kundërshtari. Ndeshja përfundoi në barazim 0:0.
“Ai ka një plagë të madhe pickimi në qafë. Është një incident i rëndë, askujt nuk i pëlqen të kafshohet. Të gjithë jemi të zemëruar për atë që ndodhi dhe nuk është një situatë e mirë. Jam i sigurt që do të shihet në ripërsëritje dhe incidenti do të trajtohet”, tha trajneri i Blackburn, John Eustis.
Trajneri Paul Heckinbotham, nga Preston, tha se nuk kishte parë ndonjë incident të tillë. Mirëpo, ai shtoi: “Të tilla gjëra nuk kanë vend në futboll”.
/GazetaBlic Sport