Lajme

Arbërie Nagavci shpjegon lidhjen familjare të Besnik Bislimit me Gëzim Tosunin

06/17/2021 12:48
nga:Y I

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, e ka pranuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka familjar, Gëzim Tosunin, i cili është propozuar për anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Nagavci ka thënë se Bislimi e ka familjar të largët Tosunin, por nuk ka ditur që të shpjegojë lidhjet e tyre familjare.

“Nuk e ka as djal të hallës, as djal të dajës e as të tezes. E ka familjar të largët, por nuk po di me shpjegu lidhjen. E ka qysh e ka Albini Glaukun”, ka thënë Nagavci.