Cult

E ka pranuar vetë se është shqiptar, por Kivanç Tatlitug kërkon shumën e majme që të vijë në Shqipëri

11/20/2021 09:41
nga:G C

Njëri nga aktorët turq më të preferuar nga shikuesit shqiptar është Kivanç Tatlitug dhe vlen të përmendim se me origjinë ai është shqiptar.

Ai u bë i njohur falë roleve të tij në seriale të ndryshme por në vendin tonë njihet më së shumti për rolin e ‘’Mehmetit’’.

Shumë nga ne do donim ta takonim për të bërë qoftë edhe për një foto, por si duket nuk është aq e lehtë që një aktor kaq i famshëm si Kivanç Tatlitug të vijë në Shqipëri. I ftuar sot në Klan News në një intervistë me Iva Kalemin, Albert Dumani tregoi se ka biseduar me Kivançin, por për të ardhur duhet një kusht.

Ai zbuloi se aktori kërkon një shumë “të kripur” duke qenë se është ndër më të kërkuarit; por dha shpresa se aktorin do të mund ta shohim në Shqipëri pas përfundimeve të serialit që ai po xhiron aktualisht e më pas gjithçka do të varet nga axhenda e tij.

“Kam kohë që e kam takuar dhe ai është shumë i interesuar për të ardhur sepse edhe origjina e tij është nga Shqipëria. Babai i tij është nga Prishtina. Kur kam ndjenjur me të në xhirime deri në 3 të mëngjesit më tha që do shumë që të vijë. Por axhenda e tij është shumë e ngjeshur. Do të vijë, por ka dhe një shumë paksa të kripur për ardhjen e tij. Kushton pak, se normal kemi të bëjmë me Kivanç Tatlitug. Aktualisht po luan në një serial në Netflix dhe do e shohë publiku i gjithë botës. Sapo të përfundojë atë të shohim nëse do mund të vijë dhe të shohë vendin tonë”-përfundoi Alberti.