Showtime

E ka këngën me titull “SexToy”, por a e ka një koleksion të tillë në shtëpi? Përgjigjet Lugati

01/12/2023 08:29
nga:G B

Gjatë natës së sotme në monitorin e vendosur në sallonin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova janë shfaqur pyetje nga më të ndryshmet, të bëra nga publiku drejtuar banorëve.

Një pyetje interesante është selektuar nga “Vëllai i Madh” për Lugatin – “Ke këngën me emrin ‘SexToy’, por a ke një koleksion të tillë në shtëpi?”.

“Jo nuk kam koleksion të tillë në shtëpi me vete këtu. Por, normalisht ndoshta kam, vetëm jo koleksion. Ka ndodhur kur kam marrë ndonjë dhuratë nga njerëzit që më kanë sjellë, sepse jam njëfarë ‘SexToy’”, ka thënë Lugati.