Lajme

“E ka bërë videon dhe është kthyer shpejt në Serbi” Detaje ekskluzive nga video e Milan Radojçiqit nga Veriu i Kosovës

07/06/2022 11:23
nga:N M

Milan Radojçiq nënkryetar i Listës Serbe dhe njëherit i kërkuar nga Policia e Kosovës dje përmes një video mesazhi është paraqitur nga Veriu i Kosovës, gjegjësisht nga Leposaviqi e ku kishte pasur disa thirrje për serbët lokal dhe policinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Policia e Kosovës dhe as ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla nuk kanë dhënë as edhe një fjalë për këtë rast.

Por, burime të Gazeta Blic kanë dhënë detaje për mënyrën se si është futur në Kosovë, Milan Radojçiq dhe videon e bërë në Leposaviq afër një kryqi të madh që gjendet në atë pjesë.

“Ai është futur ilegalisht në Kosovë. E ka bërë videon shpejtë dhe menjëherë është kthyer në Serbia po përmes të njëjtave rrugë”, ka thënë një burim i Gazetës.

Gazeta Blic ka tentuar të marrë një përgjigje nga policia e Kosovës për këtë rast po të njëjtit deri në këtë moment nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe në videon e publikuar nga mediat serbe të Milan Radojçiqi ndër të tjera ai dëgjohet në video mesazh duke thënë se “këtu jam, jam kthyer, nuk ka kthim prapa”

Dje pasdite nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, është shfaqur nga Veriu i Kosovës, ku përmes një video mesazhi ka thënë se terrori ndaj popullit serb sapo ka filluar.

Këtë video Radoiçiq e ka bërë në periferi të Leposaviqit

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb sapo ka filluar. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të them, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo, sepse nga këtu nuk ka kthim. Rroftë Serbia”, tha ai.

Radoiçiq, është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviq, derisa është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndaj tij institucionet kosovare kanë lëshuar një urdhërarrest.

Radoiçiq ishte ndaluar në shkurt, pikën kufitare në Bërnjak derisa po tentonte të futej në Kosovë, por që i kishte ikur Policisë së Kosovës, për çka lidhur me ikjen e tij IPK pati suspenduar tre zyrtarë policorë që ishin në detyrë.

Milan Radoiçiq sillet i lirë në Kosovë, dërgon mesazh nga veriu: Terrori ndaj popullit serb sapo ka filluar