Arbana Osmani ka folur për herë të parë pas dasmës së saj me Eduart Grishajn, e cila u zhvillua të shtunën në Toskanë të Italisë, larg vëmendjes së mediave dhe publikut.
Çifti u tregua shumë i rezervuar dhe të ftuarve iu kërkua të mos publikonin asgjë në rrjetet sociale.
“Disa ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt, festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.E megjithëse zgjodhëm ta mbajmë për vete këtë moment, kam ndjerë pafund dashurinë dhe mirësinë tuaj, e cila ka qenë e pakursyer si gjithmonë.Ndihma që na kanë dhënë disa prej miqve tanë për të jetuar këtë ditë siç e kisha ëndërruar ka qenë e pakursyer dhe ne do t’u jemi mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, ka shkruar Arbana në rrjetet sociale.