Sporti

E jashtëzakonshme: Tifozët e Hajduk Splitit të Emir Sahitit arrijnë shifrën e 20 mijë anëtarëve për vetëm tre ditë

01/03/2024 13:19
nga:Lorik J

Viti i ri tradicionalisht nënkupton fillimin e një mobilizimi të ri masiv të tifozëve të Hajdukut të Splitit të cilët i bashkohen klubit të tyre për 12 muajt e ardhshëm.

Vetëm në tre ditët e para të vitit 2024, klubi i Hajduk Split arriti një numër të pabesueshëm prej 20 mijë anëtarësh, me të cilin u mburr në faqen zyrtare në Facebook.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë! Është vetëm dita e tretë e vitit të ri të anëtarësimit dhe tashmë janë 20.000 anëtarë”, tha Hajduk.

Kujtojmë se Hajduk ka kaluar shifrën e 100 mijë anëtarëve vitin e kaluar, duke thyer rekordin në Kroaci.

/GazetaBlic Sport