Sporti

E jashtëzakonshme: Skuadra e divizionit të 6-të eliminon kampionin aktual të FA Cup

01/10/2026 15:23
nga:Mergim Rreci

Macclesfield, i kategorisë së gjashtë, bëri një surprizë të vërtetë në Kupën FA , duke eliminuar kampionët në fuqi të trofeut, Crystal Palace, pas një fitoreje 2-1 në raundin e tretë të garës.

Paul Dawson dhe Isaac Buckley-Ricketts i sollën sukses ekipit modest nga qyteti me të njëjtin emër, transmeton GazetaBlic Sport.

Jeremy Pinault shënoi nga një goditje dënimi në minutën e 90-të, por ishte tepër vonë dhe skuadra e udhëhequr nga Oliver Glasner nuk arriti të barazonte rezultatin.

Ky është një rezultat shumë befasues që po bën xhiron e botës.