Schalke 04 do ta mbyllë sezonin nën mesataren në Bundesligën e Dytë, por pavarësisht kësaj, tifozët kanë mbështetur ekipin në ndeshjet e tyre në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Këtë e dëshmon frekuentimi mesatar i jashtëzakonshëm i Schalkes në shtëpi në Bundesligën e Dytë këtë sezon, shkruan GazetaBlic Sport.
17 ndeshjet e Schalkes në Veltins Arena në sezonin 2023/2024 kishin mesatarisht 61,502 shikues.
Ky është një numër rekord i frekuentimeve mesatare në shtëpi për një ekip në Bundesligën e Dytë.
Në ndeshjen e fundit të Schalkes në shtëpi të sezonit kundër Hansa Rostock, kishte 61,833 tifozë në tribunën në Gelsenkirchen, të cilët ishin fantastik teksa nikoqirët mundën Hansa 2-1. Kështu, numri i përgjithshëm i shikuesve që vizituan arenën e “bluve mbretërorë” këtë sezon u bë 1.045.465 tifozë.
/GazetaBlic Sport/