Sporti

E jashtëzakonshme: Klubi kosovar i futsallit, FC Liqeni kalon në fazën e parë në Ligën e Kampionëve

08/24/2021 21:48
nga:Lorik J

Ndeshja e tretë dhe e fundit e FC Liqenit në Gjermani në kuadër të Preliminary Round UEFA Champions League ndaj gjermanëve të TSV Weilimdord shkoi në mënyrë perfekte për klubin nga Drenasi.

FC Liqeni ka fituar ndeshjen ndaj TSV Weilimdord me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo i ka siguruar Liqenit vendin e parë ne grup, vend që dhe i siguron biletën për kalim tutje.

Klubi kosovar ka shkruar histori duke kaluar tani në Main Round të Champions League.

/GazetaBlic Sport