Sporti

E jashtëzakonshme: Kepi i Gjelbër e ndal me barazim Spanjën në debutimin e tyre në Botëror!

06/15/2026 19:56
nga:L J

Askush nuk e priste, por Kepi i Gjelbër, një shtet me rreth 500 mijë banorë, arriti të mbajë në barazim 0-0 Spanjën, një nga favoritët kryesorë për titullin e kampionit të botës.

Me disiplinë, zemër dhe sakrificë të jashtëzakonshme, debutuesit e Botërorit shkruan historinë duke mos lejuar “Furinë e Kuqe” të gjejë rrugën e golit.

Një pikë që vlen sa një fitore për Kepin e Gjelbër dhe një rezultat që do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit të këtij vendi të vogël, por me ëndrra të mëdha.

Heroi i Kepit të Gjelbër ishte portieri Vozinha – i cili priti pothuajse gjithçka në këtë duel.

/GazetaBlic Sport