Donjeta Sadiku ka arritur fitore në luftën e tretë në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Boksierja kosovare mundi gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, transmeton GazetaBlic Sport.
Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024. Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën.
/GazetaBlic Sport/