Sporti

E jashtëzakonshme: Barcelona po monitoron sulmuesin Fisnik Asllani

10/16/2025 22:40
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Barcelonës po monitoron sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani.

Sulmuesi 23-vjeçar që luan tek Hoffenheim, ka një klauzolë lirimi me shkrim për verën e ardhshme. Barcelona është informuar për këtë gjë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë FC Barcelona – gjithmonë kam dashur të luaj atje”, i tha ai Sport Bild disa ditë më parë.

Kujtojmë që Asllani shkëlqeu edhe me fanellën e Kosovës, ku shënoi golin e fitores ndaj Suedisë.