Arbnor Muja do të luajë në Champions League këtë edicion.
Futbollisti kosovar ka arritur që me klubin e tij, Antwerp të triumfojnë ndaj AEK dhe të kualifikohen në grupet e Championsit, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi belg ka mposhtur AEK në dy ballafaqimet me rezultatin e përgjithshëm 3:1, duke kaluar kështu Play Offin dhe duke siguruar grupet e kompeticionit më të madh në botë për klube.
Antwerp ka pasur një sezon të mrekullueshëm në krye me Arbnor Mujën ku kanë fituar gjithçka në Belgjikë dhe tani do luajnë në Champions League.
/GazetaBlic Sport/


