Lajme

E incizoi vetën duke vozitur 260 km/h, Policia ia dërgon kosovarit dënimin në shtëpi

10/13/2021 08:31
nga:M K

Policia e Kosovës ia ka dërguar gjobën në shtëpi një kosovari, i cili e kishte inicizuar veten duke vozitur 260 km/h.

Këtë video, ai e kishte postuar edhe në rrjete sociale. E se i njëjti është dënuar ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Në dënim thuhej se qytetari ka vozitur 255 km/h në zonën ku lejohej të vozitet 130km/h.