Milani dështoi të realizonte dy penallti kundër Bolognas mbrëmë, por Theo Hernandez harroi rregullat kur festoi të dytën.
Goditja e Theo Hernandez nga penalltia përfundoi në shtyllë dhe nga topi i kthyer, ai realizoi… por goli u anulua, përcjell GazetaBlic Sport.
Pse u anulua goli, çfarë thonë rregullat?
“Nëse pas ekzekutimit të goditjes së penalltisë, gjuajtësi prek topin përsëri përpara se ai të ketë prekur një lojtar tjetër, jepet një goditje e lirë indirekte.”
Nëse topin do ta prekte fillimisht një lojtar tjetër, atëherë Theo Hernandez mund të kishte shënuar.
Kjo është hera e parë që nga 12 qershori 1955 që Milani nuk arrin të realizojë dy penallti në të njëjtën ndeshje të Serisë A.
Dje, Milani barazoi 2-2 ndaj Bolongas në Serie A.
/GazetaBlic Sport