Një nga ndeshjet më të përfolura të javës ka qenë ajo mes Ulpianës dhe Ferizajit nga Liga e Parë e futbollit.
Javën e kaluar, Ferizaj e fitoi takimin ndaj Ulpianës në tavolinë, pavarësisht se Ulpiana triumfoi në fushë. Megjithatë, Ferizaj u ankua për futbollistin Enes Hajrullahu, pasi sipas tyre lojtari nuk kishte drejtë loje dhe më pas FFK miratoi ankesën e tyre dhe ia dhuroi tre pikë ekipit.
Kjo ndeshje u komentua shumë nga opinioni futbolldashës, andaj kryetari i Ulpianës, Jeton Gashi dha edhe mendimin e tij.
Sipas tij, skuadra që ai ka në pronësi, nuk e ka kurdisur asnjë ndeshje.
“Sa jam unë kryetar i klubit, Ulpiana kurrë nuk ka kurdisur asnjëherë ndonjë ndeshje”, tha ndër tjerash Gashi në emisionin Kampionët.
/GazetaBlic Sport