Lajme

E goditi për vdekje me kamion, familja Berisha ia fal gjakun familjes së shoferit në Pejë

08/18/2025 07:54
nga:G B

Shpend Berisha, rreth 60-vjeçar, mbeti i vdekur të premten.

Kjo pasi u godit nga një kamion në rrugën “Ardian Krasniqi”, në lagjen Dardania të Pejës.

Një ditë më pas, familja e Berishës vendosi ta falë gjakun ndaj familjes së personit që ishte duke drejtuar kamionin, raporton Klan Kosova.