Sporti

E goditi me grusht Sanen pas ndeshjes me Cityn, Mane pritet të kërkojë falje para gjithë shokëve të skuadrës sot

04/13/2023 10:08
nga:L J

Pas ndeshjes Manchester City – Bayern Munich ka ndodhur një përleshje mes Sadio Mane dhe Leroy Sane, pasi senegalezi raportohet se e ka goditur me boks në fytyrë bashkëlojtarin e tij.

Mediumet gjermane raportojnë se Sadio Mane pritet të kërkojë falje sot para skuadrës së Bayernit për incidentin e Sane, përcjell GazetaBlic Sport.

Shumë pasoja po hulumtohen gjithashtu nga klubi dhe Mane rrezikon gjobë, pezullim apo edhe ndarje nga skuadra.

Një incident i papritur dhe i rëndë pas asaj humbje tek bavarezët…