Lajme

E goditi me grusht pasi u kapën në trafik dhe ia shkaktoi vdekjen: 5 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit

12/24/2025 14:01
nga:Sh R

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 5 vjet e gjysmë burgim të dyshuarin, i cili e goditi me grusht një person duke ia shkaktuar vdekje.

Rasti kishte ndodhur pasi u kapën në trafik

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga gjykatësi Adnan Kamberaj, i cili tha se dënimi ndaj të akuzuarit do ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimt, raporton “Betimi për Drejtësi“.