Sporti

E goditi grusht kundërshtarin, Valverde nuk pranon të flas për këtë çështje me gazetarët!

04/10/2023 09:28
nga:L J

Fede Valverde nuk ka pranuar të flas në lidhje me përleshjen që kishte me lojtarin e Villarrealit, Alex Baena.

Valverde i cili raportohet se e goditi Baenan pas humbjes 3-2 të së shtunës, u paraqit sot në stërvitjen e Real Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.

I ndaluar tek fansat e tij për të dhënë nënshkrime, Valverde u pyet nga gazetarët për këtë rast, por nuk dëshiroi të komentonte.

Ai qëndroi rreth 10 minuta duke dhuruar autografe, por nuk foli për rastin e së shtunës.

Ja momenti: