Të hënën në mesnatë, një tifoz i AEK-ut u vra në trazira huliganësh në Athinë. Bad Blue Boys të Dinamo Zagreb dhe tifozët grekëtë AEK kanë marrë pjesë në përleshjen para ndeshjes së raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, mes AEK-ut dhe Dinamos, që duhej të zhvillohej të martën në orën 20:45, por u shty.
Rreth 100 kroatë janë arrestuar ditën e djeshme, ndërsa ende nuk dihet se kush e vrau tifozin e AEK-ut. Klubi grek është i zemëruar me Dinamon.
Gazeta greke Newsbomb njoftoi se policia greke ka arrestuar pesë huliganë të tjerë kroatë gjatë natës së djeshme. Ata tentuan të hipnin në një anije për në Itali, pretendon ERT, por u kapën dhe u dërguan në polici, ku u morën në pyetje dhe më pas u transferuan në Athinë.
/GazetaBlic Sport


