Lajme

E FUNDIT: Gjashtë nxënës të shkollës fillore në mesin e viktimave, ndërpritet mësimi

11/23/2021 11:19
nga:Q R

Nga tragjedia e cila ndodhi në Bullgari, kanë mbetur të vdekur edhe 6 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili”, shkruan Alsat.

Ata ishin në udhëtim me familjarët e tyre.

Sipas informatave të Alsat, tashmë shkolla fillore “Ismail Qemaili” ka ndërprerë mësimin, për shkak të rastit që ka ndodhur.

Në vendin e ngjarjes mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të lënduar.

Familjari flet për media, kërkon informacione për të afërmin e tij që ishte në autobusin që u aksidentua në Bullgari