Sporti

E fundit: Skuadra e njohur në La Liga e shkarkon trajnerin e dytë brenda këtij sezoni

11/10/2023 16:36
nga:Mergim Rreci

Jose Rojo Martin, i njohur më mirë si ‘Pacheta’, është larguar nga komanda teknike e Villarrealit, njoftoi klubi spanjoll këtë të premte.

Pacheta kishte udhëhequr nëndetësen e verdhë që nga shtatori, domethënë dy muaj më parë, pasi kishte mbërritur për të zëvendësuar Quique Setién, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëndetësja e Verdha aktualisht zë vendin e 15-të në ligën spanjolle. Nën komandën e Pacheta, Villarreal regjistroi pesë fitore, katër humbje dhe tre barazime në 12 ndeshje.

Villarreal zë vendin e 13-të në La Liga, me 12 pikë.

/GazetaBlic Sport/