Sporti

E fundit: Real Madrid heq dorë nga Kylian Mbappe

08/30/2021 19:23
nga:E K

Real Madrid është tërhequr përfundimisht nga interesimi për Mbappen për këtë merkato.

PSG nuk i është përgjigjur me kohë ofertës së Realit, kurse këta të fundit rrjedhimisht janë tërhequr për këtë merkato nga Mbappe, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediumi francez, “RMC Sport” sapo raportoi se ultimatumit të Realit nuk i është përgjigjur në kohë PSG dhe klubi spanjoll kanë hequr dorë nga Mbappe.

Reali do të tentoj që vitin tjetër të nënshkruajë me Mbappen si transfer i lirë.

/GazetaBlic Sport/