Sporti

E fundit: Prishtina mbetet pa licencë për Evropë

05/26/2023 20:36
nga:Mergim Rreci

Nuk ka licencë evropiane për skuadrën e Prishtinës.

Komisioni i Shkallës së Dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje, në të cilën e ka shqyrtuar ankesën e FC Prishtina, e parashtruar me datë 24 maj 2023, në lidhje me vendimin e Shkallës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës rreth licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2023/24, njofton FFK.

“Pas një vlerësimi të kujdesshë, Komisioni i Shkallës së Dytë e ka refuzuar ankesën e FC Prishtina, duke e vlerësuar atë si të pabazë.”, thuhet më pas në njoftim.

/GazetaBlic Sport/