Sporti

E fundit nga Fabrizio Romano për Mbappen: Gjëra të çmendura mund të ndodhin

08/30/2021 16:27
nga:E K

Skuadra e Real Madridit ka filluar negociatat me PSG’në për transferimin e Kylian Mbappes.

Sipas mediumit prestigjoz spanjoll, Marca, PSG nuk do të negociojë me madrilenët nën ofertën prej 200 milionë euro për Kylian Mbappe, përcjell GazetaBlic Sport.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka deklaruar për Marcan se gjëra të çmendura mund të ndodhin dhe mund të presim çdo gjë.

“Gjëra të çmendura po vijnë. Mund të ndodhin gjëra që askush nuk i pret ”, tha Romano për Marcan.

/GazetaBlic Sport/