Tashmë edhe është e konfirmuar. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka miratuar vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri 15 vjeç.
Këtë e ka konfirmuar vet institucioni në fjalë përmes një komunikate zyrtare të para pak çasteve, përcjell GazetaBlic.
Tutje në njoftim thuhet se ky vendim është bazuar në rekomandimet e EMA, FDA, CDC, dhe në praktikat e shumë shteteve të cilat deri tash kanë arritur shkallë të konsiderueshme të vaksinimit të fëmijëve të kësaj moshe me vaksinën kundër COVID-19.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë.
/GazetaBlic/